
Numri i personave 15 -49 vjeç të infektuar me Covid19, që po marrin trajtim në spitale po rritet, sipas ekspertes së OBSH-së, Maria Van Kerkhove. Në një diskutim me median, ajo tha se ky numër po rritet shumë.
Ajo gjithashtu tha se një persona mund të sëmuren edhe me virusin e stinës edhe me Covid19 në të njëjtën kohë, duke shtuar se OBSH po studion shpeshtësinë e këtyre rasteve.
Gjithashtu, edhe Mike Ryan, drejtori i OBSH-së tha se virusi i stinës mund të rrisë numrin e personave që infektohen me Covid19.