Rritja e numrave të të infektuarve me koronavirus në Evropë duhet të shërbej si një “këmbanë zgjimi”, tha drejtori i OBSH-së, për Evropën Hans Kluge, i cili i kërkojë vendeve të mbajnë periudhën e karantinës së detyrueshme për personat e infektuar, në 14 ditë.
“Ne kemi një situatë shumë serioze. Rastet javore po rritet, duke ju afruar shifrave të marsit në Evropë”, tha Kluge, të enjten (16 shtator).
“Pavarësisht se numrat reflektojnë edhe rritjen e numrit të testime, ato tregojnë normën e përhapjes në rajon”, tha ai, duke i bërë thirrje vendeve të mos shkurtojnë periudhën e karantinës, nën 14 ditë, për të infektuarit me Covid19.
Ndërsa Katie Smallwood, drejtuesja e emergjencave shëndetësore në OBSH, i bëri thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë simptomë, qoftë kjo edhe ndjesinë e lodhjes. Duke thënë se lodhja është normale, por në këto kohë ajo duhet të kutpohet dhe të adresohet.