
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson se kriza e shkaktuar nga koronavirusi të përfundojë në më pak se dy vjet, sipas deklaratës së kreut të kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai theksoi se gripit spanjoll, që u shfaq në 1918-ën, iu deshën dy vjet të përfundonte.
Tedros tha se në ditet e sotme, kur teknologjia dhe ndërlidhja mes njerëzve dhe vendeve është më e shpejtë, virusi e ka më të thjeshtë të përhapet, ashtu si ne e kemi më të lehtë ta luftojmë atë.