OBSH thirrje për forcimin e kapaciteteve: COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit

Nga Exit News
OBSH thirrje për forcimin e kapaciteteve: COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do të njohë bota.

Në ditën Ndërkombëtare të Parapërgatitjes kundër Epidemive, kreu i OBSH bëri thirrje se duhet të investohet në kapacitetet për t’u përballur me një pandemi të tillë.

 “Çdo përpjekje për të përmirësuar shëndetësinë do të dështojë nëse nuk adresohet pika kritike që bashkon humanët dhe kafshët, si dhe krizën ekzistenciale të ndryshimeve klimatike që po e bën tokën gjithmonë e më pak të banueshme. Historia na ka treguar se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit e se epidemitë janë fakt i jetës. Por investimet në shëndetin publik, me mbështetjen e të gjithë qeverive dhe shoqërive për një qasje të përbashkët për shëndetin (One Health), mund të garantojnë që fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre të trashëgojnë një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme

Sot shënohet dita e parë e thirrur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për parandalimin, gatishmërinë dhe partneritetin kundër epidemive.

Projekti “One Health” synon to ndërtojë e zbatojë programe, politika, legjislacione për përmirësimin e komunikimit midis një sërë sektorësh në shëndetësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>