Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të shtunën se vaksinat anti Covid janë zgjidhja për t’i dhënë fund pandemisë, por shtoi se duhet kohë.
“Vaksinat ofrojnë zgjidhjen për të dalë përfundimisht nga kjo tragjedi, por do të duhet kohë përpara se e gjithë bota të jetë vaksinuar”, tha sekretari i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Gebrejesus.
OBSH deklaroi se 61 vaksina janë në fazën e testimit tek njeriu, 16 prej të cilave në fazën finale, ndërsa 172 të tjera në fazën e zhvillimit.
“Gjatë këtij viti të tmerrshëm, kemi parë sakrifica të shumë personave për të mbrojtur dhe ruajtur jetën. Nuk duhet t’i çojmë dëm këto sakrifica”, njoftoi kreu i OBSH.