OBSH: Vetëm 25 doza vaksinash janë dhënë në vendet e varfra

Nga Exit News
OBSH: Vetëm 25 doza vaksinash janë dhënë në vendet e varfra

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar sa i takon shpërndarjes së vaksinave në botë, duke thënë se vetëm 25 doza vaksinat janë administruar në të gjitha vendet e varfra, krahasuar me 39 milionë në ato më të pasura.

Ky ka qenë paralajmërimi më i mprehtë deri më tani nga kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus rreth rreziqeve të grumbullimit të vaksinave që kur vaksinimet filluan në 49 vende kryesisht me të ardhura të larta, raporton The Guardian.

Guinea është i vetmi vend me të ardhura të ulëta që ka siguruar doza vaksinash.

Javën e kaluar ajo siguroi doza të vaksinës ruse Sputnik për 25 persona, përfshirë presidentin e saj.

Tedros tha në një takim vjetor të bordit ekzekutiv të OBSH-së të hënën se është  e gabuar që njerëz me rrezik të ulët në vendet e pasura vaksinohen, ndërsa shumica e botës ende nuk ka qasje qasje në vaksina.

“Nuk është e drejtë që më të rinjtë të shëndetshëm në vendet e pasura të vaksinohen para punëtorëve shëndetësorë dhe njerëzve të moshuar në vendet e varfra”, tha ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>