
Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (ODIHR) do të dërgojë 274 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të 25 prillit në vend.
ODIHR vendosi dërgimin e vëzhguesve pas përfundimit të misionit fakt-grumbullues të zhvilluar në janar.
Organizata, e cila ka monitoruar gjithmonë zgjedhjet në vend, njoftoi se do të “vëzhgoi procedurën e ditës së zgjedhjve, përfshirë votimin, numërimin dhe publikimin e rezultatit”.
Një raport i mirë i monitorimit të zgjedhjeve do të jetë një prej kushteve kryesore të BE-së për hapjen e plotë të bisedimeve me Shqipërinë.
Zgjedhjet në vend që prej 1990 kanë qënë gjithmonë të kontestuara dhe të shoqëruara me shumë parregullsi.