OFL i dërgon formularin 5 të dënuarve në Shkodër dhe Tepelenë

Nga Exit News
OFL i dërgon formularin 5 të dënuarve në Shkodër dhe Tepelenë

Operacioni Forca e Ligji i ka kërkuar deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për trafik lëndësh narkotike dhe për trafik të qenieve njerëzore.
Të dënuarit janë me banim në Shkodër dhe në Tepelenë.

Ata janë:

  • Sokol Tavasja – i dënuar për veprat penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “vrasje me paramendim”;
  • Ismet Idrizi – nën hetim për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;
  • Sokol Xhani – i dënuar për veprat penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “armëmbajtja pa leje”;
  • Gjeto Pepaj – i dënuar për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”;
  • Astrit Pata – i dënuar për “trafikim të femrave”.

Ata kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin dhe për ta dorëzuar pranë OFL-së.

Më pas deklaratat e tyre do të hetohet nga SPAK.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>