Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të hënë deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve.
Ata janë:
- Marenglen Halka – i dënuar për ‘trafik të lëndëve narkotike’ dhe pjesëmarrje në ‘grup të strukturar kriminal’.
- Leonard Hyka – i dënuar për ‘trafik të lëndëve narkotike’ dhe ‘shfrytëzim prostitucioni’.
- Redon Koni – i dënuar për ‘trafik të lëndëve narkotike’.
- Aldo Gorreja – dënuar në Itali për ‘vjedhje me arme’. Ai është arrestuar në shkurt 2017.
Katër të dënuarit kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin për deklarimin e pasurisë.