Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të mërkurën deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve.
Ata janë:
- Jorgo Zguri banues në Korçë, i dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
- Kristi Pojani banues në Korçë, i dënuar për prodhimi dhe shitje të narkotikëve.
- Gjergji Ziu banues në Korçë, i dënuar për vrasje me paramendim.
- Bashkim Demrozi banues në Kavajë, i dënuar për trafikimi të narkotikëve.
Katër të dënuarit kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin për deklarimin e pasurisë.