Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të hënën deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve.
Ata janë:
- Kastriot Maksuti, banues në Korçë, i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
- Nek (Skënder) Driza. banues në Durrës, i dënuar trafikim të narkotikëve
- Arjan Kapo, banues në Durrës, i dënuar për shfrytëzimi të prostitucionit
- Arben Plaku, banues në Durrës, i dënuar për shfrytëzim të prostitucionit
- Eduart Myftari, banues në Durrës, i dënuar për vjedhje me armë
Pesë të dënuarit kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin për deklarimin e pasurisë.