Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të martën deklarimin e pasurisë 7 të dënuarve në Vlorë e Fier. Personat janë të dënuar për vepra të ndryshme që nga trafikimi i lëndëve narkotik, tek vrasjet dhe shfrytëzimi i prostitucionit.
Të dënuarit kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin për deklarimin e pasurisë, pranë OFL-së. Ky formular do t’i dërgohet më pas SPAK, i cili do të verifikojë burimin e pasurisë.