Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 2 shtetasve në Shkodër, të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Silvan Papaj, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
- Sabah Rekaj, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.