Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 2 të dënuarve në Fier dhe Kurbin
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Shpendi Lilaj, banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
- Bashkim Hasani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.