Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre të dënuarve.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Ardit Ramaj, banues në Mamurras, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim
- Arben Bajraktari, banues në Shemri, Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”
- Edmond Gjinaj, banues në Laç, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e mbetur në tentativë
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.