Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve në Durrës dhe Vlorë.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Elton (Isa) Ferizi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
- Ilir Keka, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim
- Shkëlqim Keka, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.