Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve në Durrës. Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- J.(P.) N., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”
- E. N., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
- E. D., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.