Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre personave të dënuar për vjedhje, trafikim lëndësh narkotike.
Ata janë:
- Klaudjo Dervishi – banues në Sarandë, i akuzuar nga autoritete gjermane për grabitjen e 3 milionë eurove. Ai po e kryen dënimin në vend.
- Myftar Dervishi – babai i Klaudjo Dervishit, duhet të deklarojë pasurinë si person i lidhur me Klaudjo Dervishin.
- Zamira Gjongeci – banues në Elbasan, e dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Gjongeci trafikonte heroinë nga Turqia në Itali. Ajo po kryen dënimin në vend.
Deklarat e tyre do t’i dërgohet SPAK e cila do të vrifikojë deklarimet e tyre dhe më pas do të vendosë për konfiskim të pasurisë së tyre.