Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar të enjten deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar.
Ata janë:
- Elsido Sani, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike me qëllim shitje”
- Kujtim Xhufi banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;
- Elidon Bendajaia, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në rrethana lehtësuese.
Ata kanë 48 orë kohë për të bërë deklarimin e pasurisë.