Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të mërkurën, deklarimin e pasurisë për tre të dënuar. Ata janë:
- Lutfi Shabani, banues në Durrës, i njohur si mik i Emiljano Shullazit. Shabani njihet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në vend. Ai është dënuar dy herë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Në vitin 2016, Shabani u arrestua duke trafikuar 570 kilogramë hashash.
- Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për ‘trafikim të të miturve në bashkëpunim’;
- Besnik Imeraj, banues në Durrës, i dënuar për ‘vjedhje me armë’.
Ata kanë 48 orë kohë në dispozicion për të bërë deklarimin e pasurisë.