OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar, mes tyre dhe miku i Shullazit

Nga Exit News
OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar, mes tyre dhe miku i Shullazit

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të mërkurën, deklarimin e pasurisë për tre të dënuar. Ata janë:

  • Lutfi Shabani, banues në Durrës, i njohur si mik i Emiljano Shullazit. Shabani njihet si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në vend. Ai është dënuar dy herë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Në vitin 2016, Shabani u arrestua duke trafikuar 570 kilogramë hashash.
  • Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për ‘trafikim të të miturve në bashkëpunim’;
  • Besnik Imeraj, banues në Durrës, i dënuar për ‘vjedhje me armë’.

Ata kanë 48 orë kohë në dispozicion për të bërë deklarimin e pasurisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>