Operacioni Forca e Ligjit (OFL) kërkoi, të martën, deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar për trafik droge në Durrës. Ata janë:
— Erjon Gjinlija, banues në Durrës, i dënuar për ‘prodhim dhe shitje të narkotikëve’;
— Emiljan Keçi, banues në Durrës, i dënuar për ‘trafikim të lëndëve narkotike’;
— Afrim Keçi, banues në Durrës, i dënuar për ‘trafikim të lëndëve narkotike”;
Personat duhet të plotësojnë formularin brenda 48 orëve. Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vendosë mbi ligjshmërinë e tyre.