Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre të dënuarve në Vlorë.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Jurgen Veizaj (Memaj), banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- Hekuran Gerbi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- Saimir Bubeqi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.