Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të enjten deklarimi e pasurisë 4 të dënuarve.
Ata janë:
- A.B., banues në Krujë, i dënuar për vrasje me paramendim;
- A.H., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Krujës, për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje;
- H.A., banues në Fushë Krujë, i dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve,
- M.K., banues në Krujë, nën hetim për kultivim bimësh narkotike.
Ata kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularët e deklarimit të pasurisë.