Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të hënën, deklarimin e pasurisë për katër të dënuar në Kurbin, Lezhë e Mat.Ata janë:
- Bajram Hidri, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
- Hil Ndreca, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
- Albert Malçi, banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
- Altin Nogaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.
Ata kanë 48 orë kohë në dispozicion për të bërë deklarimin e pasurisë.