Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë katër të dënuarve në Berat.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Blerim Vrapi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”
- Agron Bardhoshi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”
- Rexhep Spata, banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”
- Lorenc Hoxha (Kanani), banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.