Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë katër të dënuarve në Fier e Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- F.K., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- R.R., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;
- L.Ç., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
- Sh. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.