Operacioni Forca e Ligjit kërkoi, të enjten deklarimin e pasurisë për 4 të dënuar në Shkodër. Ata janë:
- Besmir Domnori,banues në Shkodër, i dënuar për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
- Denis Skutina, banues në Shkodër, i dënuar për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
- Ranko Thanasi, banues në Shkodër, i dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
- Saimir Grenasi, banues në Shkodër, i dënuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Personat duhet të plotësojnë formularin brenda 48 orëve. Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vendosë mbi ligjshmërinë e tyre.