Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë katër të dënuarve në Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Bashkim (Kosta) Mëllugja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;
- Urim Picari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
- Naim Lataj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- Bledar Stafuka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.