Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të premten, deklarimin e pasurisë për pesë të dënuar në Tiranë e Fier. Ata janë:
– Tauland Starova,banues në Tiranë, i dënuar për trafikim lëndësh narkotike;
– Marinelo Sula, banues në Berat, i dënuar për vjedhje me dhunë;
– Klinton Hoxha, banues në Berat, i dënuar për vjedhje me dhunë;
– Nderim Deliu, banues në Berat, i dënuar për rrëmbim personi;
– Gramos Toto, banues në Berat, i dënuar për trafikim lëndësh narkotike.
Ata kanë 48 orë kohë në dispozicion për të bërë deklarimin e pasurisë.