Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë pesë të dënuarve.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
G.H., banues në Shkodër, i dënuar në Itali për ‘trafikim narkotikësh’;
E.J., banues në Bulqizë, i dënuar për ‘vjedhje me pasojë vdekjen’, e kryer në bashkëpunim;
I.T., banues në Durrës, i dënuar për ‘pjesëmarrje në organizatë kriminale’ dhe ‘vrasja me paramendim’;
M.Z., banues në Durrës, nën hetim për ‘prodhim dhe shitja e narkotikëve’;
H.S., banues në Durrës, nën hetim për ‘trafikim narkotikësh’ dhe ‘pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.