Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve në, Tiranë, Lezhë dhe Elbasan.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim
- Ilia Pire, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”
- Arben Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
- Egli Duka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.