Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve në Fier dhe Ballsh. Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- B. Q., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;
- A. R., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vjedhja me armë”;
- R. S., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;
- M. P., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
- E.(G.) A., banues në Ballsh, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.