OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 6 të dënuar

Nga Exit News
OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 6 të dënuar

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 6 të dënuarve në Dibër, Kukës dhe Berat.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

– Astrit Dedja, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
– Xhevahir Potja, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;
– Ilir Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
– Lulzim Tusha, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
– Amarildo Çobo, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, i mbetur në tentativë;
– Aleksandër Kuqo, banues në Berat, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Vrasja me paramendim”, e kryer  në bashkëpunim.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>