Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 7 të dënuarve në Fier, Tiranë, Kurbin, Shkodër dhe Përmet.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
- Amant Sadikaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë
- Sinan Prenika, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
- Anxhelo(Fatjon) Demiri, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim
- Eduart Karaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”
- Alfred Lleshajt,banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
- Sokol Djegesina (Pjollaj), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
- Edmond Mamushit, banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.