Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar të martën formularin e vetëdeklarimit dy anëtarëve të grupit “Bajri” në Shkodër: Enver Bajrit dhe Emrah Plakut.
Enver Bajri është arrestuar në Spanjë dy vite më parë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Ai dyshohet se është drejtuesi i bandës Bajri, që vepron kryesisht në Shkodër dhe akuzohet për trafik lëndësh narkotike.
Bajri është dënuar më parë në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale: “organizim emigracioni të paligjshëm”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “falsifikim”.
Emrah Plaku u arrestua në shtator 2018, si pjesë e grupit Bajri. Ai u lirua nga paraburgimi pak ditë më parë dhe tani po hetohet në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Plaku akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal