Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për vrasje, vjedhje, rrëmbim kundër personit.
Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:
Bledar Hasani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;
Selam Qëndro, banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
Memo Lila, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Sadik Hazizi, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Gentian Çani, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.