Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar të mërkurën deklarimin e pasurisë Safet bajrit, anëtarit të bandës së Bajrave.
Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge. Në Belgjikë ai është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg. Sipas policisë belge, Safet Bajri ka qenë njeriu që kontrollonte tregun e prostitucionit në Bruksel.
OFL i kërkoi gjithashtu deklarimin e pasurisë, Sirjan Alija, banues në Shkodër,i dënuar për veprat penale “Grupi i stukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
Ata kanë 48 orë kohë për të bërë deklarimin e pasurisë.