OFL në Elbasan, kërkon deklarimin e pasurisë për 5 të dënuar

Nga Exit News
OFL në Elbasan, kërkon deklarimin e pasurisë për 5 të dënuar

Operacioni Forca e Ligjit kërkoi, të hënën, deklarimin e pasurisë për pesë të dënuar në Elbasan. Ata janë:

  • Artan Gega, banues në Elbasan, i dënuar për ‘trafikim të narkotikëve’,
  • Abaz Gega, banues në Elbasan, i dënuar për pjesëmarrjen në organizata kriminale,
  • Arzen Mama, banues në Elbasan, i dënuar për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve’;
  • Gentian Gjoka, banues në Elbasan, i dënuar për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikëve’;
  • Ardian Subashi, banues në Elbasan, i dënuar për ‘trafikim të narkotikëve’ dhe ‘shfrytëzim prostitucioni’.

Personat duhet të plotësojnë formularin brenda 48 orëve. Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vendosë mbi ligjshmërinë e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>