Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar të martën deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar në Fier.
Ata janë:
- Thoma Shkurti, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;
- Kreshnik Dauti, banues në Fier, i dënuar për vrasja e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje;
- Dritan Gropa, banues në Fier, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.
Ata kanë 48 orë kohë për të bërë deklarimin e pasurisë.