Kombet e Bashkuara kanë filluar evakuimin e rreth 100 punonjësve ndërkombëtarë nga Afganistani në Kazakistan të mërkurën, sipas një raportimi të Reuters.
Organizata e konsideroi lëvizjen të përkohëshsme pasi deklaroi se ishte “e përkushtuar të qëndrojë dhe të japë në mbështetje të popullit afgan në orën e tyre të nevojës”.
Kombet e Bashkuara mendohet të kenë rreth 300 punonjës ndërkombëtarë dhe 3 mijë punonjës kombëtarë në Afganistan.
“Kjo është një masë e përkohshme që synon t’i mundësojë OKB -së të vazhdojë të japë ndihmë për njerëzit e Afganistanit me një ndërprerje minimale, duke zvogëluar në të njëjtën kohë zvogëlimin e rrezikut për personelin e OKB -së,” pohoi zëdhënësi i OKB -së, Stephane Durjarric.
Më herët u njoftua se nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit janë bërë të paktën 62 fluturime evakuimi dy ditët e fundit, pas rvendosjes së sigurisë në aeroport.
Ndërkohë që rreth 5 mijë diplomatë, staf sigurie, punonjës humanitar janë evakuuar nga Kabuli në 24 orët e fundit dhe fluturimet ushtarake do të vazhdojnë pa ndërprerje.