Oligarkët shtojnë të ardhurat

Oligarkët shtojnë të ardhurat

Sipas, Bankës së Shqipërisë përqendrimi i depozitave bankare në Shqipëri gjatë vitit 2016 është rritur ndjeshëm.

Në fund të vitit 2016, 50 depozitat e para (për nga volumi) në sistemin bankar shqiptar përfaqësojnë 11.7 për qind të numrit të përgjithshëm të depozitave. Ato përfaqësojnë rreth 1 miliardë euro nga vlera prej 8 miliardë e 670 milionë euro e të gjitha depozitave të tjera të sistemit bankar.

Kjo shifër është gati e njëjtë me atë të një viti më parë. Në fund të vitit 2015 banka deklaroi se këto 50 depozita përbëjnë rreth 10, 3 përqind të sistemit bankar me vlerë rreth 8 miliardë e 186 milionë euro. Pra, në fund të 2015-tës, 50 depozitat më të mëdha vlenin rreth 843 milionë euro.

Por le ta analizojmë në një kendvështrim tjetër — 50 depozitat më të mëdha në të gjitha bankat e Shqipërisë janë rritur brenda një viti me 3,4 milionë euro secila. Ato kanë kaluar nga një vlerë mesatare prej 16,8 milionë euro në vitin 2015 në një vlerë mesatare prej 20,3 milionë euro në vitin 2016. Kjo do të thotë se në një vit ato janë rritur me 20 përqind përkundrejt rritjes së përgjithshme me më pak se 5 për qind të depozitave bankare të tjera.

Rritjen më të madhe e kanë pasur veçanërisht 10 depozitat më të mëdha të sistemit bankar. Secila prej tyre është rritur me 35 për qind. Nga vlera mesatare prej 39 milionë euro në vitin 2015, ato kanë arritur në vlerën mesatare prej 53 milionë euro në vitin 2016.

Nuk bëhet e ditur nëse këto depozita janë idividuale apo biznesi, pa llogaritur këtu që një individ mund të ketë depozita bankare në banka të ndryshme të vendit.

Kjo është shenja e disat e një ekonomie që nuk funksionon ashtu sikurse deklarohet nga qeveria, përkundrazi funksionon në një mënyrë tërësisht të kundërt: merr para nga të varfërit për t’ia dhënë të pasurve, madje, të pasurve të mëdhenj. Mundësisht atyre që janë edhe përfituesit kryesor të kontratave koncesionare të qeverisë.

Është e vështirë që një sistem i tillë kaq shumë i paekuilibruar të mund të zgjasë gjatë. Por, gjithashtu është e vështirë që qeveria socialiste pas një fitore të tillë të mund të heqë dorë nga përfitimet dhe strategjitë e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>