Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, vazhdon lobimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Të hënën, përmes një statusi në rrjetin Twitter, ai bëri të ditur se ka takuar Ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Haiko Maas.
Ai tha se me Maas shkëmbyen mendime rreth nevojës për të përparuar me procesin e zgjerimit të BE, duke filluar me hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
“Mbështetja jonë për rajonin, në luftën ndaj Covid-19, vazhdon,” shkruan Varhelyi.