Operacioni ndërkombëtar/ Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri të 4 trafikantëve shqiptarë

Operacioni ndërkombëtar/ Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri të 4 trafikantëve shqiptarë

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e 3 milionë eurove pasuri në pronësi të 4 të arrestuarve shqiptarë në Danimarkë. Personat u arrestuan për trafik droge dhe armësh, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Goldfinger”, më 26 qershor. Pasuritë e konfiskuara janë:

 – Një kompani private me aktivitet në Shkodër me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;

 – 10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës;

 – 1 apartament banimi në Shkodër;

 – 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit.

Policia e Shtetit lajmëroi se po heton edhe pasuri të tjera të luajtshme, të paluajtshme, dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminale i personave të tjerë të lidhur me to.

Policia daneze arrestoi 31 persona, ndër to edhe 4 shqiptarë për trafik droge, dhe armësh. Operacioni u bë me bashkëpunimin e policisë gjermane, hollandeze, sllovene, suedeze si dhe shqiptare.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>