
Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane ka rrestuar 5 persona në Vlorë, të martën. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike nga Vlora drejt Italisë.
Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor në Romë, ku u arrestuan 55 persona ndër ta 27 shqiptarë.
Sipas policisë këta persona do të ekstradohen për në Itali.