Opozita kërkon miratimin e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit

Nga Exit News
Opozita kërkon miratimin e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se opozita kërkon miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit, pa ndryshime.

Vasili, njëkohësisht dhe përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, deklaroi të hënën se ‘marrëveshja e 5 qershorit nuk preket’.

Vasili u shpreh se ‘Kodi Elektoral është një i tërë dhe firmoset nga ata që kanë përfaqësuar partitë e tyre që në fillim,’ duke lënë të kuptohet se opozita nuk planifikon të bëjë lëshime gjatë mbledhjes së Këshillit Politik.

takimin e orës 11:00 pritet të marrin pjesë Petrit Vasili, Oerd Bylykbashi, Gazment Bardhi, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Damian Gjiknuri.

Nuk dihet ende nëse kryeministri Rama do të shkojë në takimin e orën 11:00 me përfaqësues të tjerë të opozitës, kur Meta nuk ka komentuar ende nëse do të marrë pjesë apo jo, ndërsa Basha ka ikur në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>