
Lideri i opozitës në Indi Rahul Gandhii bëri thirrje qeverisë të vendosë karantinë kombëtare pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid në vend. Thirrja e tij erdhi pasi të martën India u bë vendi i dytë në botë që shënoi 20 milionë raste me Covid-19.
Numri i të infektuarve ditor u rrit nga 65 mijë në 370 mijë dhe vdekjet kaluan nga 30 viktima në ditë në 3 mijë, që prej 1 prillit. Ekspertët e shëndetit publik në Indi u shprehën se numrat mund të jenë edhe më të lartë.
Organizata Botërore e Shëndetit, OBSH u shpreh të hënën se gjatë dy javëve të fundit u regjistrua një rritje e numrit të të infektuarve në botë në krahasim me 6 muaj më parë. Gjysma e rasteve të reja i takon Indisë dhe Brazilit.