Opozita parlamentare braktisi seancën parlamentare, për shkak se kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, nuk ja ka dhënë fjalën .
Ka qënë deputeti Myslym Murrizi i cili i kërkoi deputetëve të opozitës të lënë seancën. Ai u shpreh:
“Unë ftoj deputetët e opozitës ta braktisim këtë seancë dhe këta ta vijojnë mbledhjen e partisë. Foli kryeministri sa deshi javën e parë, në emër të grupit demokrat, që ka të drejtë që të flasë pas kryeministrit dhe nuk do të merrja një orë kohë, ia dhe fjalën dikujt tjetër, sot tentove ta bësh, që ti nuk më njeh për kryetar grupit, punë e madhe, më njohin 11 deputetët që më kanë zgjedhur.”
Mbas largimit nga salla, kryeparlamentari Ruçi tha:
“Rrugë të mbarë dhe herë tjetër zbatoni etikën dhe rregulloren e Kuvendit”