Opozita parlamentare ka dorëzuar sot në kuvend projektligjin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Sipas ABCNews, ata kërkojnë ndryshimin nga sistemi proporcional me konkurrim rajonal me lista të mbyllura në sistem proporcional me konkurrim rajonal me lista të hapura.
Opozita shprehet se sistemet me listat e hapura fuqizojnë votuesit, duke i lejuar ata të zgjedhin kandidatët individualë të partisë sipas zgjedhjes së tyre dhe jo duke votuar për listat e renditura nga kryetarët e partive.
Po ashtu, opozita propozon që në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se 5 për qind të votave të vlefshme.
Tjetër kërkesë e tyre është mos lejimi i koalicioneve parazgjedhore.
Opozita parlamentare ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë marrëveshje për Reformën Zgjedhore që nuk garanton plotësimin e kushteve të saj:
- Lista të hapura kandidatësh për deputetë,
- Votimin e emigrantëve,
- Administrimin apolitik të zgjedhjeve.
Lajm në përditësim