Opozita propozon veting të politikanëve

Opozita propozon veting të politikanëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi sot objektivat kryesore të fushatës së opozitës për të çliruar vendin nga qeverisja me krimin.

Duke folur nga mbledhja e opozitës së bashkuar në Elbasan, zoti Basha tha se shtyllat kryesore të platformës së opozitës do të jenë:

1. Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin;

2. Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin;

3. Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin;

4. Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

E reja e kësaj platforme, sipas kreut të opozitës, është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

Zoti Basha deklaroi:

“Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur.”

Për të arritur këtë, PD do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që do të lejojnë nisjen e procesit të vlerësimit të figurës dhe pasurisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>